Në Viti, edhe pse jemi në kohë pandemie dhe kufizimësh të levizjeve, komuniteti i gazetarëve, ka shënuar 3. Majin, Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Me këtë rast, është kujtuar gazetari i ndjer britanik Kerim Lewton, në kompleksin përkujtimorë, ku janë bërë homazhe nga gazetarët, shoqëria civile dhe nga përfaqësues të komunës.
Të pranishmit vendosën buçet lulesh dhe nderuan jetën dhe veprën e gazetarit anglez, i cili u flijua për lirinë e shtypit. E gjatë një tryeze diskutimi duke iu përmbajtur masave të pandemisë, kryetari i Klubit të Gazetarëve të Vitisë, “Kerim Lewton”, Shyqeri Halabaku, ka thënë se kjo ditë është moment reflektimi mbi rëndësin e lirisë së mediave për ndërtimin e një shteti demokratikë. ka përmendur edhe sfidat në të cilat po kalojnë mediat dhe gazetarët e nivelit lokal sidomos në aspektin financiar në këtë kohë pandemie.
Por, sipas tij, mediat krahas vështirësive financiare kanë probleme edhe për informim dhe raportim për të vërtetën, për shkak të barrierave që krijohen në kufizim të qasjes në informacione të ndryshme sidomos nga ana e institucioneve të nivelit lokal. “Ne sot në ditën botërore të lirisë së shtypit kujtojmë, gazetarin anglez cili u vra më 29 mars të viti 2001, gjatë raportimit mbi konfliktin e luftës në Maqedoni, e që Vitia ka ngritur një obelisk për të një vendkujtimi. Vrasja e tij nuk është ndriçuar ende dhe për këtë institucionet e drejtësisë duhet të punojnë më shumë, është edhe amanet i prindërve të tij. Mediat vazhdojnë të ketë probleme me financat, çka bënë që të detyrohen te vetcensurohen sepse po detyrohen në një mënyrë që të u përshtaten politikave ditore dhe kjo është e dëmshme për shoqërinë. Ka sfida të shumta, edhe pengesa në sigurimin e informacioneve për punën e institucioneve, gazetarët kalojnë në presione e barierra të ndryshme, gazetarët duhet të lihen të lirë, të mos pengohen në punën e tyre nga askush”, u shpreh Halabaku.
Po ashtu, Halabaku theksoi se organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur Kosovën në vendin e 70 në botë sa i përket lirisë së shtypit. Kësisoj, tha se Kosova i bie të jetë ngritur për 5 vende pasi vitin e kaluar, ajo ishte renditur e 75-ta.
Ndërkaq, kryetari i Komunës Sokol Haliti, ka theksuar se institucionet, respektojnë punën e mediave dhe të gazetarëve në raportimin e tyre të drejtë dhe të paanshëm në zhvillimin e demokracisë dhe të transparencës në institucionet komunale. Haliti ka ftuar të gjithë gazetarët që të vazhdojnë punën profesionale teksa i ka falënderuar ata për raportimin korrekt dhe në funksion të shëndetit publik në këtë kohë të pandemisë në të cilët po kalon vendi sikur shtetet tjera të botës, shkaku i koronavirusit.
3 Maji shërben për të kujtuar dhe reflektuar rreth punës, kurajës dhe guximit të individëve që gjatë diktaturës komuniste dhanë një kontribut të madh me shkrimet dhe veprat e tyre të ndaluara nga regjimi i kohës dhe që për të mbrojtur lirinë e shprehjes disa e paguan edhe me jetë.Halabaku e Haliti kanë kujtuar duke vlerësuar lartë edhe kontributin e gazetarit vitias, tashmë të ndjer Ibrahim Sefedini.Aziz Zuka