Gjilan

Nënshkruhet marrëveshja – Danimarka merr me qera Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Qeveria e Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës kanë nënshkruar marrëveshje dhe deklaratë të përbashkët si zotim i të dy qeverive për marrjen me qera të qelive të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

Detajet e marrëveshjes i kanë dhënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Haxhiu ka sqaruar se marrëveshja me Danimarkën për dhënien me qera të qelive, ku do të vendosen 300 të burgosur nga ky shtet vlen për 10 vitet e ardhshme.

Ajo ka thënë se të dënuarit, të cilët do të transferohen nga Danimarka nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë, raporton EO.

Sipas saj, paratë e fituara nga marrëveshja me shtetin danez do të dedikohen për energjinë e ripërtërishme.Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë për huazimin e qelive të burgut.

Nga kjo marrëveshje Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro në 10 vjetët e ardhshme.

You Might Also Like