OPINION

Nepotizmi dhe korrupsioni Probleme serioze me të cilat po ballafaqohet Kosova

Në Kosovë përveç punësimeve të ndikuara nga politika po ndodhin edhe largimi nga puna për shkaqe politike… Me qëllim të punësimit me çdo kusht të të afërmve të politikanëve shpesh hapen vende të panevojshme pune në administratën shtetërore…

Në konferencën e organizuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe, me 18 mars 2019, në Prishtinë në temën: “Fuqizim i qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve të Kosovës”: rekrutimi në pozita të larta drejtuese në shërbim civil dhe institucionet e pavarura, u diskutua për nepotizmin në Kosovë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, në Konferencë konstatoi se në vitin 2018 nepotizmi u rrit në krahasim me një vit më parë. Ky konstatim i bazuar në fakte është lajm i keq për të gjithë ne e sidomos për të rinjtë, të cilët janë kategoria më e goditur nga papunësia. Ky konstatim është dëshmia më e mirë se shteti është i kapur nga kupola e tij.

Se si ndodh punësimi në pozitat e larta në këtë vend më së miri dëshmojnë të gjeturat në vijim:

Bazuar në të gjeturat e BDO-së (organizatë e huaj): Punësimi nuk po ndodhë në përputhje me rezultatet e përzgjedhjes profesionale të kandidatëve.

Kandidat të pa përgatitur profesionalisht po arrijnë të punësohen.

Gjatë periudhës së regrutimit po ndodhin tërheqje të pashpjegueshme të kandidatëve që i plotësojnë kushtet.

Kurse sipas BIRN-it: Institucione të rëndësishme të shtetit të cilat duhet të jenë shembull i transparencës dhe respektimit të kritereve dhe procedurave si që janë: Policia e Kosovës, Zyra e Presidentit, Kabineti i Kryeministrit dhe institucione të tjera. Nuk e kanë lejuar BIRN-in ta monitoroj procesin e regrutimit.

Përfaqësuesi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, i përmendi disa raste të largimit të pashpjegueshme të zyrtarëve nga puna.

Në Kosovë përveç punësimeve të ndikuara nga politika po ndodhin edhe largimi nga puna për shkaqe politike. Shpesh po ndodhë që nga puna të largohen ata që e denoncojnë korrupsionin, nepotizmin, shkeljen e ligjit etj. Si

që ndodhi në shkurt të këtij viti në MASHT, ku një zyrtareje iu ndërrua vendin i punës sepse e njëjta e kishte përgatitur një raport me shkrim, në të cilin i kishte evidentuar një varg shkeljes ligjore e procedurale të disa kolegjeve private pra u dënua sepse raportoi shkeljet ligjore, që i bie se dikush në kreun e MASHT-it nuk është i interesuar t’i bëjë publike këto shkelje. Kjo do të thotë se nga këto shkelje përveç kolegjeve përfiton edhe dikush tjetër. Është e ditur se sa herë që dikush përfiton paligjshëm, dikush humb.

Të gjeturat e larte përmendura dëshmojnë se në Kosovë, punësimi, kjo e drejt elementare e njeriut është privilegj, sepse punësimi zakonisht ndodh përmes korrupsionit apo përmes lidhjeve partiake ose farefisnore si që ndodhi me punësimet e kohëve të fundit ne postë dhe jo vetëm në post, me që rast u punësuan të afërmit e krerëve të shtetit, ministrave, deputetëve dhe njerëzve të tjerë me ndikim. emërimet në borde të ndryshme të familjarëve të politikanëve.

Me qëllim të punësimit me çdo kusht të të afërmve të politikanëve shpesh hapen vende të panevojshme pune në administratën shtetërore.

Në të njëjtën kohë vendet e zbrazëta në shëndetësi, arsim e gjetiu, që shkaktohen për shkak të pensionimit të kuadrit të moshuar nuk plotësohen me kuadro të reja me arsyetimin se mungojnë fondet dhe se Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk e lejon një gjë të tillë.

Të këqijat që vijnë nga Korrupsioni dhe Nepotizmi janë me pasoja shumë të mëdha, megjithatë këto dukuri nuk kanë të ndalur, përkundër përpjekjeve të Ambasadës Britanike. Këtë dukuri mund ta pamundësojnë vetëm qytetarët aktiv të Kosovës.

Ismajl Kurteshi, mars 2019

You Might Also Like