Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kçiku, pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni për seancë të jashtëzakonshme të kuvendit, për votimin e buxhetit të vitit 2026, ditën e premte, ka thirrur anëtarët e kuvendit në seancë.
Në këtë mbledhje, pritet të miratohet buxheti për vitin 2026 si dhe emërimi i nënkryetarit të komunës për komunitete.
Seanca, do të mbahet më 9 janar 2026, me fillim në orën 10:00, në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”.





