Mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit të Komunës
Pas betimit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe anëtarëve të Kuvendit të Komunës, është thirrur seanca e dytë e kuvendit nga anëtari, Isa Agushi.
Në këtë mbledhje, pritet të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës.
Seanca, do të mbahet më 6 janar 2026, me fillim në orën 10:00, në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”.




