Futboll

Nesër ndeshja e fundit,FC Drita në festë

Në ndeshjen e 36-të dhe të fundit kampionale, klubi ynë FC DRITA do të zhvillojë ndeshjen ndaj FC Feronikeli 74.
Për këtë takim kryetrajneri, Zekirija Ramadani tha se do t’i qasen me seriozitetin më të madh dhe me futbollistët që kanë bartë peshën e kampionatit.
” Nesër është ndeshja e fundit dhe do të luajnë lojtarët që kanë bartur peshën e kampionatit dhe për të mbajtur formën e duhur, që të marrin një ngarkesë fizike të duhur që të mos jenë pa ngarkesën fizike në pushime. Shpresoj të japim maksimumi, por vëmendja është te festa që do jetë pas ndeshjes”, ka njoftuar trajneri Ramadani.
Trajneri Ramadani tregoi se nuk ishte aspak kampionat i lehtë, që në fund FC DRITA u kurorëzua me titullin kampion.
Sipas tij, nesër të fitoj ai që e meriton, ndeshja nuk ka tension dhe përforcimi më i madh i DRITËS janë “Intelektualët”.
“”Përforcimi më i madh për DRITËN janë kthimi i “Intelektualëve”. Ata janë futbollisti i 12-të. Me rëndësi është që janë rikthy, rrallë kush i ka”, theksoi Ramadani.
Sipas tij duhet ta brengos në edicionin e ardhshëm janë lëndimet.
” Ky duhet të jetë mësimi i parë: Duhet të kemi numër më të madh të futbollistëve, që mos të vërehet mungesa. Përndryshe jam i kënaqur me diciplinën e treguar, reziltatet e arritura. Por, na zunë pa përgatitur ato lëndimet në fillim. Ka pas lojë më të bukura me fitore ose humbje me lojë të bukura, gjithmonë duhet të jemi kërkues. Gjithmonë jemi kërkues dhe duhet të jemi kërkues”, ka thënë trajneri.
Ndeshja FC DRITA – FC Feronikeli zhillohet nesër në ora 16:00, në Stadiumin Sintetik.

You Might Also Like