ARSIMI

Nesër ora e parë e mësimit i kushtohet vetëdijësimit me masat parandaluese rreth Coronavirusit

Drejtori i DKA-së në Gjilan, Nazim Gagica, kërkon nga gjitha shkollat në Gjilan, që në orët e para të mësimit ti kushtohet rritjes së vetëdijësimit të nxënësve lidhur me masat parandaluese rreth Coronavirusit.

Postimi i plotë:

Drejtoria Komunale Arsimit, kërkon që në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit ora e parë e mësimit të ndërrimit të paradites dhe ora e parë e ndërrimit të pasdites nesër (26.02.2020), t’i kushtohet rritjes së vetëdijësimit të nxënësve lidhur me masat parandaluese rreth Coronavirusit, duke u bazuar në materialet dhe udhëzimet e pranuara nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik, të cilat janë shpërndarë nëpër shkolla.

Po ashtu, DKA udhëzon drejtorët e shkollave që t’i pajis shkollat me material higjienik dhe të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare.

Gjilan
25.02.2020

You Might Also Like