Sport Club Gjilani njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Mehdi Çoba, me marrëveshje të përbashkët mes palëve. Vendimi për ndarjen vjen në mirëkuptim të plotë, duke i hapur rrugë futbollistit që të kërkojë një ambient ku do të ketë më shumë hapësirë për aktivizim të vazhdueshëm në vazhdim të karrierës së tij.
25- vjeçari iu bashkua “kuqebardhëve” në afatin kalimtar të verës, derisa u paraqit në tetë ndeshje zyrtare, duke përfshirë edhe duelin e kupës. Gjatë kësaj kohe, futbollisti shkodran tregoi profesionalizëm dhe përkushtim të lartë për fanellën.
SC Gjilani e falënderon Mehdi Çobën për angazhimin, profesionalizmin dhe korrektësinë e treguar gjatë kohës që ishte pjesë e klubit, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.




