Viti

Nga takimi i radhës i Këshillit të qytezës së Pozharanit

Këshilli i qytezës së Pozharanit,  kryesuar nga administratori Ilir Zuka, ka mbajtur takimin e radhës në të cilën u diskutua lidhur me  disa probleme që po e percjellin këtë  lokalitet e për të cilat u kërkua zgjidhje.

Fillimisht në diskutime u  përgëzua inicijativa dhe puna që është bërë nga institucionet komunale për  instalimin e kamerave vëzhguese në disa vende kyqe në qender të Pozharanit e u tha se instalimi I tyre është një ndihmesë e madhe për sigurinë publike dhe për punën e organeve të të sigurisë për të parandaluar në këtë mynyrë  rastet e ndryshme të vjedhjeve dhe per të lehtësuar punën e policisë.

Cështje tjeter për të ccilën u fol ishte edhe  gjendja tmerruese e varrezave  si dhe vonesat lidhur me ndertimin e objektit të shkollës fillore.

Në këtë takim u kerkua që të gjindet  një zgjidhje sa i perket pastrimit të hapsirës së varrezave ndersa u shprehen të pa kënaqur me operatorin respektivisht punëkryersin e  objektit të shkollës dhe u kerkua që institucionet komunale  të ushtrojnë ndikimin e tyre në perfundimin e ketij projekti.

Cështje për të cilën u fol ishte edhe rasti I një veprimi Vandal nga persona ende të paidentifikuar që u shkatuan Zhveshtoreve të fushës ndihmëse të KF “Vllaznisë”  në Lagjen e Muhaxherve  dhe disa mjeteve të punës të operatorit  duke u shkaktuar dëme materjale të konsiderueshme.

Dyshohet se ky veprim vandal është bërë me qëllim dhe u kërkua që organet e hetuesisë të ndërmarrin sa më parë masat që vandalistët të identifikohen dhe të dënohën.

Ky vandalizëm u dënua nga Kshilli por edhe u tha se ai ka irituar të gjithë qytetarët e Pozharanit. Aziz Zuka

 

You Might Also Like