ARSIMI

Ngritja e nivelit të të mësuarit, përmes motivimit

Zaim Zymeri

Çdo mësimdhënës, në bazë, duhet që profesionin e mësimdhënësit t’a konsideron si mision. Mësimdhënia nuk duhet të jet mjet me të cilin synohet vetëm punësimi, ajo duhet të jet qëllim. E, qëllimi është ngritja e vetëdijës tek nxënësit, për të nxënë. Atëherë kur të arrijmë në këtë shkallë, duhet që patjetër të eksplorojmë e gjejmë rrugë e metoda, për ta realizuar atë. Sot, në shkollën tonë, prezantuam projektin, “MËSOJMË DHE SHPËRBLEHEMI”, iu treguam nxënësve se, në fund të periodës së parë, 4 nxënësit më të mirë të shkollës, do të shpërblehen me nga një BIÇIKLETË.
Mendoj, që ky projekt apo kjo ide, që të bëjmë diç të re për nxënësit, në mënyrë që, përmes motivimit të arrijm deri tek suksesi më i mirë apo i dëshiruar nga ata, është një nga rrugët e cila na e mundëson realizimin e qëllimit, e cila është nxjerrja e nxënësve sa më të përgatitur, në aspektin e dijës.

Mendoj, se, për të qenë mësimdhënës produktiv, nuk kërkohet realizimi i të pamundures dhe asaj që nuk është përgjegjësi e ytja, por kërkohet luftimi me egon, e që është pasiviteti.

Sot, para nxënësve prezantuam projektin, “Mësojmë dhe shpërblehemi”.

Deri sa, në shkollën tonë, “Vatra e Diturisë”, në ciklin e mesëm të lartë, ekzistojnë, gjithësej 8 paralele.
– 2 klasë të VI – ta
– 2 klasë të VII – ta
– 2 klasë të VIII – ta dhe
– 2 klasë të IX – ta.

Ideja është që, për klasët e VI-ta, të shpërblehet (një) nxënësi më i mirë, kështu të veprohet edhe me klasët: VII, VIII dhe IX.

Ky projekt realizohet në koordinim me drejtorin e shkollës.

Ndajmë falënderim të veçant, për kompaninë e biçkletave në Gjilan, “Albimi bike”, për pêrkrahjen dhe mbështetjen e këtij projekti.

You Might Also Like