OPINION

Ngushëllim, keqardhje dhe thirrje për ndërprerje të dhunës

Shkruan: Xhevat Shkodra

DEKLAROJ PUBLIKISHT
(Ngushëllim, Keqardhje dhe Thirrje për Ndërprerjen e Dhunës)

Me dhimbje të thellë pranuam lajmin trishtues për ngjarjen tragjike të ndodhur para disa ditësh në Gjilan, e cila tronditi thellë opinionin publik dhe plagosi rëndë ndjenjën e sigurisë e të humanizmit në komunitetin tonë.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, duke ndarë dhimbjen me ta në këto momente të rënda dhe duke u uruar forcë e qëndresë për të përballuar humbjet e pariparueshme.

Fatkeqesisht autori i kësaj vepre të rëndë, me mbiemrin e familjes Shkodra – mbiemër të cilin e mbajnë mbi 400 familje jo vetëm në Gjilan por dhe shumë të tjera në Prishtinë, Ferizaj, Viti, Shqipëri e Turqi etj. Ky mbiemër bart një pedigre të njohur intelektuale, patriotike, bujare dhe fisnike, të mirënjohur e të respektuar në të gjitha trojet tona dhe jashtë tyre. Veprimi i këtij individi është një akt i izoluar, që nuk përfaqëson e as nuk njollos vlerat, traditën dhe nderin e kësaj familjeje të madhe e të respektuar.

Dhunës nuk mund t’i gjendet asnjë justifikim. Ajo lë plagë të thella dhe pasoja të rënda në jetë njerëzish, në marrëdhëniet shoqërore dhe në vetë themelet e paqes sonë. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që, si individë dhe si komunitet, të angazhohemi për parandalimin e dhunës, për kultivimin e mirëkuptimit dhe për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje me dialog e respekt reciprok.

Paqja, toleranca dhe humanizmi duhet të jenë udhërrëfyesit tanë. Vetëm kështu mund të sigurojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më.

Ky është një akt i izoluar, i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Dhunës duhet t’i mbyllen rrugët dhe asaj nuk mund ti gjindet asnjë justifikim. Ajo lë plagë të thella dhe pasoja të rënda në jetë njerëzish, në marrëdheniet shoqërore dhe në vetë themelet e paqës sonë. Zgjidhjet duhet të gjenden gjithmonë me dialog, mirëkuptim e respekt. Vetëm kështu mund të shmangim tragjeditë dhe të ruajmë paqen në familjet dhe shoqërinë tonë.

Prandaj, le të jetë kjo thirrje të gjithë qytetarëve që, si individë dhe si komunitet, të angazhohemi për parandalimin e dhunës, për kultivimin e mirëkuptimit dhe për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje me dialog e respekt reciprok.

Ngushëllime të thella dhe respekt i veçantë për familjen e viktimave.

You Might Also Like