Futboll

Nis rrënimi i shkallëve në pjesën veriore të Stadiumit të Qytetit në Gjilan

Po vazhdojnë punimet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan. Pasi janë ndërtuar shkallët e stadiumit në Lindje dhe në perëndim dhe pas punimeve që janë duke vazhduar në pjesën jugore, që nga kjo e martë ka nisur rrënimi i tribunave të vjetra në pjesën perëndimore, anë në të cilën gjendet edhe hyrja kryesore, zyrtar e klubit, por edhe zhveshtorja për futbollistë.

Rrënimi i kësaj pjese do të paraqes probleme shtesë për zhvillimin e garave për të dy ekipet gjilanase, FC Drita dhe SC Gjilani, të cilat pas një kohe do të mund të mbeteshin pa zhveshtore.

Tashti kur ekskavatori rrënues po i afrohet lokaleve të zhveshjes, për dy ekipet gjilanase mbeten disa opsione. Që të rrënohen shkallët e stadiumit dhe që të nis ndërtimi i shkallëve të reja, por për një kohë pa u prekur objekti i lokaleve të klubeve, që në anën e kundërt të ndërtohen zhveshtore të përkohshme deri në ndërtimin e atyre të rejave apo edhe që të dy ekipet të barten prej aty dhe të vazhdojnë garat në fushën me bar sintetik apo edhe qe të luajnë në ndonjë fushë krejt tjetër.

Ekipet gjilanase i kanë dy javë pushim shkaku u i ndeshjeve të përfaqësueses dhe deri atëherë duhet të gjejnë ndonjë zgjidhje të përshtatshme. Kryelajmi.com

You Might Also Like