KRONIKË E ZEZË

Një i vdekur në aksidentin në rrugën Gjilan – Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë–Gjilan, ku janë përfshirë tri automjete – dy vetura dhe një kamion.

Policia ka konfirmuar rastin për gazetën Express.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, nga aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërkohë, njësiti i trafikut rajonal ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.

You Might Also Like