Muzikë

Një mbrëmje e paharrueshme në Berlin!

Nën drejtimin e Marion Wood, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, së bashku me Choralspace Festival Choir, Konzertchor Münster dhe Korin e Filharmonisë së Kosovës, realizuan me sukses koncertin në të cilin publiku përjetoi një eksperiencë të veçantë korale 360°.
Publiku në Berlin përjetoi një mbrëmje të jashtëzakonshme artistike me interpretimet e solistëve: sopranot Kaltrina Miftari dhe Elona Sadiku, mexosopranoja Flaka Goranci, tenori André Khamasmie dhe basi Simon Robinson.
Ky koncert shënoi një moment të rëndësishëm për Filharmoninë e Kosovës, duke shënuar debutimin e saj në kryeqytetin gjerman dhe duke u pritur me entuziazëm nga publiku.
Një falënderim i veçantë për CHORALSPACE, për gjithë ekipin dhe veçanërisht për Gent Lazrin – si dhe për të gjithë artistët, partnerët dhe publikun që e bënë këtë mbrëmje kaq të veçantë.
Po ashtu, një falënderim i veçantë për Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Kosovës, si dhe për zv. ministren Nora Arapi për mbështetjen dhe prezencën në koncert.
Program
Robert Schumann – Requiem für Mignon, op. 98b
Valton Beqiri – Ballin lartë!
Antonín Dvořák – Stabat Mater, op. 58
Artists
Kosovo Philharmonic Orchestra
Marion Wood, dirigjente
Kaltrina Miftari, soprano
Elona Sadiku, soprano
Flaka Goranci, alto
André Khamasmie, tenor
Simon Robinson, bariton
Choralspace Festival Choir
Konzertchor Münster
Kosovo Philharmonic Choir
Fotografitë: Arben Llapashtica

You Might Also Like