Futboll

Një mbrëmje për të mos u harruar për FC Drita

Mbrëmë në Prishtinë u mbajt gala mbrëmja e organizuar nga FFK, ku FC Drita pas sukseseve vendore dhe ndërkombëtare gjatë këtij viti, dominoi listën e fituesve.
Drita dhe Kosova ishin dy temat kryesore të kësaj mbrëmje.
Çmimet e fituara nga FC Drita :
● Klubi më Fair Play
● Klubi më i mirë i vitit
● Arb Manaj – Lojtari më i mirë i vitit
Ndërsa në formacionin e vitit kishim pesë (5) futbollist.
⭐ Faton Maloku
⭐ Egzon Bejtullahu
⭐ Besnik Krasniqi
⭐ Albert Dabiqaj
⭐ Arb Manaj
Gjithashtu trajneri Zekirija Ramadani u zgjodh trajneri më i mirë për vitin 2025, si dhe ishte pjese e formacionit te vitit.
Një vit historik, një dominim i merituar dhe krenari për gjithë qytetin.

You Might Also Like