Zgjedhjet Lokale 2025

Një super takim me gratë gjilanase

✨Jemi bashkë në një organizim tjetër të veçantë me gratë e fuqishme të Gjilanit të cilat janë promotori dhe shtylla kryesore e zhvillimit të familjes, shoqërisë dhe ndërtimit të institucioneve tona.
Qeverisja jonë e ardhshme do t’i kushtojë vend dhe trajtim të veçantë grave në bashkëqeverisje, duke ia dhënë trajtimin dhe përfaqësimin e merituar.
🗣️Zëri i tyre është i domosdoshëm dhe vendimmarrës për rrugën tonë të përbashkët drejt fitores për Gjilanin e ri.
🙏🏼Faleminderit për ftesën, për bisedën konstruktive dhe për besimin që po na e jepni.
Gjithashtu, faleminderit nga zemra prof. Afërdita Balaj, kandidate për Kuvendin Komunal nga lista jonë fituese për organizimin e këtij takimi mbresëlënës, ku ndam ide, vizione dhe plane konkrete për të ardhmen e qytetit tonë.
✌🏼Me këtë besim të palëkundur që na dhanë gratë gjilanase, jam i bindur se më 12 tetor, bashkë me secilën nga to, do ta shkruajmë kapitullin e ri të historisë sonë, kapitullin e fitores për jetësimin e projektit për Gjilanin e ri.
Ndërkohë, ju pres në tubimin madhështor në fshatin Zhegër, më 23 shtator e marte nga ora 19:00.
Shihemi bashkë në fitore, e punojmë bashkë për bashkëqeverisje!

You Might Also Like