Sot Klubi i Xhudos Gjilani jo vetëm që përfundo vitin me afër 80 medalje, por edhe shpërndau mirënjohje për xhudistët e dalluar, si vlerësim për përkushtimin, disiplinën dhe rezultatet e tyre gjatë gjithë vitit.
Këto mirënjohje janë simbol i punës së ndershme, respektit dhe karakterit që po formohet çdo ditë në tatami.
“Po rriten kampionë – jo vetëm në sport, por edhe në jetë. Faleminderit sportistëve tanë, prindërve që na besojnë, dhe gjithë stafit që qëndron pas këtij suksesi. Familja e madhe e xhudos po rritet dhe po forcohet çdo ditë. Krenarë për secilin prej jush. Vazhdojmë edhe më FORT në vitin e ardhshëm! Gjilani Judo – disiplinë, respekt, kampionë”, thanë trajnerët Ibraim Hasani dhe Esat Selimi. /kryelajmi.com/.




