Viti

Njësiti i LMT i KFOR-it amerikan vizitoi Zyrën rajonale të SHBH ”Nënë Tereza” në Viti

 Udhëheqësi i Zyrës Rajonale i SHBH “”Nënë Tereza”” me seli në Viti, Halit Alidema, ka pritur  në një takim udhëheqës të njësitit LMT të KFOR-it amerikan me seli në Kampin “Bonsteel”   zShan Faun dhe ndihmësin e  tij Joseph Cavanagh, me që rast, është biseduar lidhur me punën që po bënë Zyra rajonale e Shoqatës “Nëna Tereza” dhe për problemet dhe sfidat me të cilat po përballet kjo Shoqatë në aspektin e ndihmave humanitare.

 

Udhëheqësi i Zyre rajonale Halit Alidema, pasi ka falënderuar pjesëtarët e këtij Njësiti për vizitën, ka njoftuar ata, se dita me ditë, janë duke u shtuar kërkesat e qytetarëve dhe familjeve të cilat kërkojnë ndihmë në gjëra të ndryshme e kjo po ndodhë pikërisht edhe pas rreth 20 viteve në liri e me e keqja është se  tash për tash Shoqata humanitare “”Nënë Tereza”” të thuash nuk disponon me ndihma të cilat janë të domosdoshme për të mbijetuar këto familje  numri i të cilave po shtohet dita më ditë.

 

E pjesëtarët e Njësitit të LMT të KFOR-it pasi me vëmendje dëgjuan për hallet dhe problemet premtuan se  do të bëjnë çmos që  përmes këtij Njësiti do të angazhohen për të pasuruar fondet  dhe depon e kësaj shoqate me ndihma humanitare nga më të ndryshme për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë për këto ndihma. Në  shenjë respekti  Zyra rajonale në Viti iu dhuroi një ekzemplar të librit   mbi jetën dhe veprën e ”Nënës Tereze” të autorit Don Lush Gjergji .Aziz Zuka

You Might Also Like