Reagim Publik nga NPL “Stacioni i Autobusëve” Gjilan
Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se NPL “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan nuk ka asnjë lidhje me rritjen e çmimeve të biletave në linjën Gjilan–Prishtinë dhe anasjelltas.
Ky vendim është marrë në mënyrë të pavarur nga operatorët ekonomik, bazuar në politikat dhe vlerësimet e tyre të brendshme.
Ne si ndërmarrje publike e kuptojmë situatën ekonomike me të cilën përballen operatorët, por nuk kemi ndërmarrë asnjë veprim për ndryshimin e çmimores së peronizimeve. Kujtojmë se kjo çmimore është ndër më të ulëtat në nivel vendi.
Edhe pse po përballemi me sfida të mëdha financiare, pasojë e neglizhencës së vazhdueshme nga Komuna e Gjilanit, ne vazhdojmë të operojmë me përkushtim dhe mundësitë tona vetanake.
Nuk do të ndalemi. Do të jemi gjithmonë në krah të stafit tonë, të qytetarëve dhe të gjithë atyre që besojnë në punën tonë.
Me përkushtim,
Menaxhmenti i NPL “Stacioni i Autobusëve” Gjilan