Është mbajtur edicioni i parë virtual i “MEMA FESTIVAL 2021”, ku morën pjesë nxënës nga shumë vende të ndryshme të Ballkanit. Ndër ta ishte edhe vogëlushja Nuela Zubaku, pianistja e re nga Gjilani, e cila fitoi çmimin e dytë në këto gara të pianos në kategorinë B. Ajo u lind më 20.01.2012 dhe vijon mësimin e ulët në shkollën e muzikës në Gjilan tek mësuesja e pianos Hajrije Bislimi. Nuela, kjo talente e vogël që premton shumë padyshim se do të vazhdojë të përfaqësoj edhe më tej shkollën, komunën e më gjerë./kryelajmi.com/Elona Sadiku/
Këtu më poshtë gjendet linku: