Një lajm të rëndësishëm për gjithëpërfshirje në arsim e dha drejtori për Arsim në Komunën e Gjilanit, Shpend Nuhiu, ku edhe katër logopedë të rinj janë për shkollat e komunës sonë për këtë gjysmë vjetor.
Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet OJQ-së “Inkluzioni” dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit.
“Ky bashkëpunim ka për qëllim mbështetjen e fëmijëve me vështirësi në të folur dhe komunikim, përmes ofrimit të shërbimeve logopedike dhe krijimit të një ambienti gjithëpërfshirës për zhvillimin e tyre”, tha Shpend Nuhiu.
Drejtori i Arsimit, theksoi se projekti parasheh ofrimin e shërbimeve logopedike në shkollat dhe institucionet parashkollore të Komunës së Gjilanit, si dhe në Qendrën Burimore të OJQ-së “Inkluzioni”, duke lehtësuar qasjen e fëmijëve dhe familjeve të tyre në mbështetje profesionale.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim në Komunën e Gjilanit”, tha drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu.