Kryetrajneri i FC Dritës, Ardian Nuhiu, ka mbetur tejet i kënaqur me fitoren të cilën futbollistët e tij e realizuan në një udhëtim të vështirë siç është ajo ndaj Llapit në Podujevë (0-4), raporton Gazetasheshi.com.
Tekniku i gjilanasve u ka dhënë gjithë kreditet e merituara futbollistëve të tij, derisa potencoi se kjo ishte njëra ndër ndeshjet më të mira që kanë zhvilluar këtë edicion.
“Një ndeshje e vështirë, por kur brenda skuadrës ke shumë futbollistë kualitativ atëherë gjithçka bëhet më e lehtë. Lojtarët zhvilluan pothuajse një ndeshje përfekt, dhanë gjithçka nga vetja e tyre dhe kjo fitore është plotësisht e merituar për ta”, deklaroi fillimisht Nuhiu për “Super Sport Kosova”.