Pas humbjes nga Prishtina, kryetrajneri i Dritës Ardian Nuhiu deklaroi:
“Personalisht mendoj se kemi bo një ndeshje të mirë deri sa ishim me forca të njejta. Ishim më të lartë se kundërshtarët. Ishte mungesë përqëndrimi që na kushtoi. Nëse me Trepçën ’89 kemi qenë keq, sot kemi qenë mirë. Edhe me 10 futbollistë patëm mundësi për të barazuar rezultatin, thjeshtë na mungoi fati për të marrë një rezultat pozitiv”, deklaroi Nuhiu.