Pas ndeshjes, Gjilani – Drita ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ku shpreh i kënaqur me futbollistët e tij, ndërsa tha se ata bënë gjithçka në këtë sfidë.
“Bëmë paraqitje realisht të mirë. Në pjesën e parë krijuam shumë. Në ndeshje derbi nuk vijnë shumë raste, ndërsa ne nuk i shfrytëzuam ato që i patëm. Në pjesën e dytë patëm mundësi të mira, por nuk realizuam”, ka thënë Nuhiu.
“Na mungoi qetësia para portës për ta mbyllur ndeshjen. Djemtë bënë gjithçka në këtë duel. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, sepse krijuam shumë. Zëvendësimet i bëmë për të mos rrezikuar. Deri në fund të kampionatit do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Secilin lojtar do të mundohemi ta mbajmë në formë”, tha Nuhiu.