Ardian Nuhiu i përgjigjet Liridon Lecit për kritikat e vazhdueshme në studio televizive: E mori ndëshkimin e merituar
“Plot 4-5 vite të atakohesh, mendoj se opinioni e meriton një përgjigje nga ana ime. Unë kam parë punën time duke menduar se ai do të ndalet. Në çdo skuadër ku kam punuar, kam rregulloren time të cilën dua ta ndjek çdo person që punon aty. Në familje jemi 4-5 anëtarë dhe ka rregulla e leje më në klub futbolli. Në momentin që një futbollist lëvizë nga një rregullore e merr ndëshkimin. Liridon Leci ka lëvizur nga rregullorja dhe është ndëshkuar. Klubi është mbi gjithë, mbi trajnerin mbi futbollistët. Kur e gjithë Kosova ka pritur që ne të gabojmë, neve na ka ndodhur problemi brenda skuadrës. Kemi shkuar në atë ndeshje pa Lecin dhe kemi fituar 0-4. Asnjëherë nuk do ta mohoj dhe gjithmonë do të jem falënderues për kontributin e tij deri në atë ndeshje, por kurrë nuk do ta tolerojë asnjë futbollist të thyej rregullat e klubit”