D E K L A R A T A E P L O T Ë
Të nderuar qytetar të komunës së Kamenicës!
I nderuari votues, anëtar dhe simpatizant të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Kamenicë!
Ka një kohë të gjatë që kam punuar dhe kam qenë i angazhuar seriozisht e në mënyr konstruktive që të përmbush një nga objektivat e pritshme jo vetëm të anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK – së por edhe qytetarëve në përgjithësi të komunës sonë.
Duke patur parasyshë zhvillimet politike në komunë dhe më gjërë, bazuar në kërkesën dhe vullnetin e shumë anëtarëve, simpatizantëve dhe e mbështësve, që në këto zgjedhje, pra për zhgjedhjet lokale 2025, të jem kandidat për kryetar të komunës nga radhët e PDK – së.
Filloi të krijohej një entuziazëm, vullnet e shpresë, se pas një kohe të gjatë më në fund Partia Demokratike e Kosovës në Kamenicë do të arrij të rikthehet fuqishëm në vendin që e meriton, si fituese e zgjedhjeve lokale në Kamenicë.
Në kuadër të këtyre rrethanave filluam të krijojmë besim tek të gjithë pa përjashtim.
Kam kontaktuar me eksponent nga radhët e PDK – së, kryetarin, sekretarin dhe anëtarë të tjerë të kryesisë dhe shumë miq ku kam shprehë gatishmërinë, vullnetin dhe përgjegjësinë time, të sfidohem në mënyrë të drejtpërdrejt përballë LW dhe konkretisht Albin Kurtit në Kamenicë.
Zbatova dhe përmbusha kriteret e kërkuara bazuar në Rregulloren e aprovuar nga Këshilli Drejtues i PDK – së.
Shkresë drejtuar Kryetarit dhe anëtarëve të kryesisë dhe nënshkrimet e kërkuara në përputhje të plotë të përcaktuar me rregullore.
Si duket ky vullnet dhe kjo gatishmëri nga ana ime, nuk u kuptua drejt nga shumica e anëtarëve të kryesisë së PDK -së, thjesht nuk funksionoi ose u kuptuam gabimisht.
Kandidat për kryetar u zyrtarizua një kandidat tjetër!
Mua më mbetet vetëm të ju uroj sukses në realizimin e objektivave programore në të ardhmen.
P.S.
Begi si një qytetarë i lirë dhe aktiv, që ka përcjellë me vite të tëra aktualitetin politik në vend, do të jem i gatshëm të angazhohem edhe në këto zgjedhje që të përmbush objektiven time para vehtes, familjes dhe qytetarëve të komunës dhe më gjërë, ta jap kontributin tim konstruktiv në funksionimin e institucioneve shtetrore dhe do të jem i pranishëm në mesin e qytetarëve, do të punoj me elektoratin në largimin e injorantëve, demagogëve, mashtruesve, anarkistëve që dëshirojnë dhe punojnë ditë e natë në shkatrrimin e institucioneve vitale të shtetit dhe çdo gjëje që është punuar e krijuar me vite të tëra!
Do të jem aty ku më thërret zëri i arsyes, do të jem me kandidat dhe ekip ku shohë se përmbushen objektivat e mia dhe shoqërisë në përgjithësi!
Çdo herë do të jem aty ku më thërret zëri i arsyes!
Një e di që kam qenë dhe jam larg intrigave e ndërskamzave brenda llojit!
Me respekt B.S.