Kuvendi u njoftua nga drejtori Nazim Gagica edhe me suksesin në gjysmëvjetorin e parë në të tri nivelet e arsimit, që krahasuar me gjysmëvjetorin e njëjtë të vitit të kaluar ka një ngritje të vogël.
Sipas raportit, nota mesatare e suksesit në nivelin e ultë është – 4.63, në nivelin e mesëm të ulët – 3.82, kurse në nivelin e mesëm të lartë – 2.73.
Ai dha sqarime edhe në interesimet konkrete të anëtarëve të Kuvendit, ndërkohë që u shpreh i shqetësuar me rënien e vazhdueshme të numrit të nxënësve, që ka shkuar deri në 5 mijë, në gjithë këto vite.