ARSIMI

Nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi Lezhës” të parët në shah e pingpong në nivel vendi

* Kryetari Haliti në pritjën që organizoi për këta nxënës garuues u premtoi atyre se do të kenë edhe në të ardhmën mbështetjën e plotë nga institucionet komunale

*

Në shah dhe pingpong, nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, në të dyja disiplinat edhe meshkujt edhe femrat, kanë triumfuar duke u renditur në vendet e para në nivel të garave republikane që u mbajtën ditë më parë.

Kualifikimet për këto gara ishin bërë në nivel regjioni, e që më pastaj, pas rezultateve të mira, vazhduan garën dhe kështu zunë vendin e pare në nivel republikan.

Edhe në futsall, në disiplinën meshkujt zunë vendin e dytë në nivel republikan, kurse femrat vendin e dytë në nivel të regjionit. E për ti përgëzuar dhe uruar ata, sot në Viti, në sallën e Kuvendit komunal u organizuar një pritje për këta garues për rezultatet e arritura, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim garuesit të cilët i ka uruar dhe u ka ndarë mirënjohje për suksesin e treguar.

“Këto rezultate, juve ju motivojnë që të vazhdoni më tej, kurse neve na obligon të ju mbështesim edhe më tutje. Do të vazhdojmë sikur deri me tani të mbështesim gjithë ata që tregojnë rezultate të mira, por edhe gjithë ata që angazhohen për të pasur sukses. ” Mbështetja jonë do të fokusohet në ofrimin e kushteve sa më të mira për zhvillim të aktiviteteve dhe këtë do ta bëjmë me ndërtimin e palestrës sportive, si dhe sallave të edukatës fizike”, ka thënë veq tjerash, në fjalën e tij kryetari Haliti.

Ai së bashku me drejtoreshën e Arsimit Fatbardha Emini dhe drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Milot Lala, u kanë ndarë mirënjohje gjithë nxënësve pjesëmarrës, fitues të garave.Aziz Zuka

You Might Also Like