Nën monitorimin e psikologes së shkollës, Kaltrina Jetishi, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është mbajtur aktiviteti “Zhvillimi i Empatisë dhe Vetëdijes Emocionale tek Adoloshentët”. Siç ka theksuar psikologia Kaltrinë Jetishi, qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë rritja e vetëdijes emocionale tek nxënësit, forcimi i empatisë mes nxënësve, krijimi i ndjenjës së sigurisë dhe përkatësisë si dhe normalizimi i përvojave të mira dhe të vështira.

Të gjithë nxënësit, që i përkisnin të tri gjeneratave të gjimnazit nga klasa dhjetë deri dymbëdhjetë, të ulur në rreth kanë shkruar një ngjarje të bukur që i bënë krenarë, ose një moment të vështirë që i ka lënduar, e më pas ato janë lexuar në mes të grupit dhe nxënësit nuk kanë paragjykuar asgjë, kanë respektuar mendimin e secilit dhe duke folur një nga një kanë dhënë mendimet e veta, sygjerimet, kanë ofruar zgjidhje për problemin, kanë dhënë këshilla dhe e kanë motivuar njëri-tjetrin, duke treguar solidaritet me secilin dhe duke dhënë kontribut në aktivitet.

Ishte ky një aktivitet tejet interesant, që ka ngjallë interesimin e shtuar të nxënësve dhe shumë i domosdoshëm për këto grupmosha, kurse e kënaqur me realizimin e tij është shprehur edhe psikologia e shkollës, Kaltrina Jetishi, e cila siç ka theksuar, me këtë aktivitet synim kishte të zgjojë inteligjencën emocionale tek nxënësit, aftësinë për të dëgjuar tjetrin, empatinë, normalizimin e përvojave, duke dashur që secilit t’ia bëjë me dije se nuk është vetëm dhe që të ul bullizimin e të rrit mirëkuptimin në mes të nxënësve.

Ky aktivitet dëshmoi se nxënësit tanë flasin hapur me njëri-tjetrin, e ndajnë të mirën mes veti, por edhe diskutojnë hapur për problemet që i kanë, kurse bashkërisht përpiqen që t’i zgjidhin problemet duke i qenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit. /kryelajmi.com/









