Të dashur nxënës, prindër dhe staf i shkollës “Kongresi i Manastirit”, Me kënaqësi dhe mirënjohje të thellë duam të ju falënderojmë për përkushtimin dhe angazhimin tuaj në aktivitetin e fundit që u realizua me iniciativën dhe mbështetjen tuaj. Me shumë përkushtim dhe përgjegjësi, nxënësit tanë, së bashku me mësimdhënësit dhe stafin teknik, u bënë pjesë e një aksioni të bukur për mirëmbajtjen dhe gjallërimin e ambientit shkollor. Falë kontributit të grumbulluar nga nxënësit në vlerë prej 50 euro, arritëm të: • Ngjyrosim stolat në oborrin e shkollës, duke e bërë hapësirën tonë më të bukur dhe të ngrohtë për të gjithë; • Pastrojmë brendësinë e shkollës, korridoret dhe klasat, duke treguar se kujdesi për mjedisin është përgjegjësi e përbashkët. Kjo iniciativë është shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe dashurisë për shkollën. Ju falënderojmë të gjithëve për përfshirjen dhe mbështetjen, veçanërisht nxënësit tanë të mrekullueshëm dhe prindërit e tyre, që dëshmojnë çdo ditë se kujdesi për shkollën është kujdes për të ardhmen tone,thuhet ne nje falenderim te bere nga Drejtoria e kesaj shkolle dhe drejorin e saj Mufail Halabaku.Aziz Zuka