Gjilan

Nxënësit, falënderojnë punëtorët e pastrimit

Sot, më datë 20.06.2019, nxënësit e Shkolles Fillore “Vatra e Diturise”, nga fshati Livoç i Epërm, bënë një vizitë tek Ndermarrja e Pastrimit – “Eko Higjiena”, në Gjilan. Kjo vizitë dhe ky aktivitet, u bë e mundur fal angazhimit dhe punës së arsimtarit Zaim Zymeri, mësimdhënës i lëndës; “Ekologjia dhe mjedisi”, si dhe “Mbrojtja dhe mjedisi”. Interesante dhe shumë domethënëse, e kësaj vizite ishte se nxënësit ishin veshur me fanela, me mbi shkrimin “Duart e vogla, JU FALËNDEROJNË”, si dhe më vete kishin sjellur një TORTË, në të cilën gjithashtu shkruhej “Ju faleminderit!” Këta nxënës, në mënyrë krejt të hapur ua shprehën respektin dhe dashurinë që kanë punëtorët e pastrimit, në zemrat e tyre, kjo për shkak të punës që bëjnë këta punëtor për Ne si qytetarët, për vendin, për mjedisin. Edhe arsimtari i lëndës Zaim Zymeri, shprehet tejet i kënaqur, pasi që, sipas tij, mësimi teorik po reflekton në praktikë. Gjithashtu, Ai shprehet i kënaqur pasi që, është arritur ndërgjegjësimi tek nxënësit që të krijohet raport dashurie midis tyre dhe atyre të cilët çdo ditë kujdesen për mjedisin (për punëtorët e pastrimit). Njeriu mund të jetë mohues dhe përbuzës, i punës jo të lehtë të cilën e bëni ju si punëtor, por Ne me këta nxënës dhe me të gjithë të tjerët, çdo herë do të jemi falënderues, e për këtë JO rastësisht kemi përzgjedhur edhe slloganin e kësaj vizite dhe të këtij aktiviteti “Ju falëminderit!”. Kurse, njëri nga nxënësit, u shpreh; “Dua që në emrin tim dhe në emër të nxënësve të shkollës sonë, t’iu falënderojmë thellësisht, pasi që, fal punës të cilën e bëni Ju, Ne si nxënës të Gjilanit dhe si fidan të rinj të kësaj shoqërie, frymojmë dhe rritemi pastër”.

You Might Also Like