Talenti nga SC Gjilani i bashkohet klubit tonë, Odi Mehmeti është përforcimi më i ri!
Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit të talentuar Odi Mehmeti nga SC Gjilani.
Mehmeti është një lojtar që spikat për qetësinë në lojë, inteligjencën taktike dhe shpërndarjen e saktë të topit në mesfushë.
Pavarësisht moshës së re, ai ka treguar maturi dhe potencial të madh në paraqitjet e tij, çka e bën një përforcim të rëndësishëm për skuadrën tonë.