Ju sjellim përmes shkrepjeve mbrëmjen që solli në skenë fuqinë e traditës, interpretimin e përkushtuar dhe gjuhën universale të artit.
Opera e Kosovës dhe Baleti Kombëtar i Kosovës realizuan këtë vepër me profesionalizëm të lartë, duke ndarë me publikun e Shkupit një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.
Faleminderit të gjithë artistëve, ekipit realizues dhe publikut për këtë përjetim të veçantë skenik.





