Gjilan

Opozita ka një kërkesë, lëshon seancën, nuk ka kuorum

Avdyl Aliu, shef i grupit të  anëtarëve të kuvendit komunal nga radhët e LDK-së,  ka thënë se seanca e sotme, që është vazhdimësi  e seancës së kaluar,  nuk mund të vazhdojë, nëse kryetari i komunës paraprakisht nuk do të kërkojë falje.

Aliu rikujtoi se kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni  e lëshoi mbledhjen, seancën e kaluar, pa arsyetim dhe se kjo, sipas Aliut, është nënçmim i  kuvendarëve.

“Jemi përfaqësues  të qytetarëve të komunës së Gjilanit, bash me na nënçmue, kur dush dal, kur dush hy, nuk është në rregull”, ka thënë Aliu i cili tha se seanca nuk mund të vazhdojë pa u bërë kërkim falja.

Ai tha se këtë e kërkon  në emër të LDK-së dhe partnerëve tjerë.

Dhe, me që kjo kërkesë nuk u përfillë, opozita braktisi sallën, ndërsa kryesuesi i Kuvendit, në mungesë të kuorumit, kërkoi pauzë gjysmë ore. /2LONLINE/

You Might Also Like