Orges Shehi flet para përballjes me Dritën, tregon dy rikthimet e mëdha te Ballkani
“Gjendja fizike e skuadrës është e mirë. Këto ditë jemi përqendruar kryesisht në rikuperimin e energjive dhe në planin taktik, më shumë në aspektin teorik. Ana psikologjike e ekipit është gjithashtu pozitive”.
“Do të menaxhojmë minutat e lojtarëve, pasi edhe në ndeshjen e fundit jo të gjithë luajtën 90 minuta, dhe do të mundohemi të fusim lojtarët më të përshtatshëm për këtë përballje. Na vjen mirë që grupit i janë bashkuar 100% edhe Kryeziu dhe Giovani”.
“Nga skuadra pres që të luajë e qetë, edhe pse e dimë që është një ndeshje e rëndësishme kundër rivalit tonë. Dua që skuadra të shprehet mirë dhe rrjedhshëm, ashtu siç ka bërë në të gjitha ndeshjet e mëparshme”.