Ukshin ZAJMI –
Familja Govori, së pari në Kosovë u ndal në katundin Prapashticë të Gallabit të Prishtinës, pas dëbimit nga fshatrat e Serbisë. Ajo u vendos në këtë hapsinë të Kosovës, në kufirin e caktuar me Serbinë, më qëllim që pas një kohë të shkuart apo pasi të krijohen kushtet, të kthehët në vendin e vet .Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, andaj ata u dëtyruan që këtu të krjojnë pasuri te re dhe vendbanimin e ri. Duke kaluar kohë, edhe në këtë hapsirë ishte e vogël për zhvillimin e hovshëm të kësaj familje, andaj edhe familjës Latifi u larguan nga Parapshtica për në Strozoc, sëpsë një antari të kësaj familje që ishte antar i Islihatit, për të qenë në afër udhës e më afër qendrave të ndryshme për të vepruar, pushteti i atëheshme osman ia u jep një pjes[ të madhe të tokës. Dhe largimin nga Parapshtica i kësaj familje ishte i pari, për të vazhduar pastaj edhe më hovshme. Ndonëse, kjo familje e larguar nga trungu i familj[s Govori, ajo asnjihërë nuk ndërpreu lidhjet në Prapashticë.
Më vonë familja Latifi e Govorëve ka vendos të largohet edhe nga Strezovci dhe tokën e shtëpite ua shet familjës së Lazar (Lazë) Serafimoviqit. Ai ua jep një pjesë të parëve dhe kur ta japin edhe pjesën tjetër të parëve ata të vendosën në pronat e tyre. Po, në Strezoc, familjës së Tafës i lind djalë Sefedini (Sefë) Latifi-Govori, në vitin 1903. Mirëpo, pushteti i atëherëshëm u thot familjes së blerësit së mund të vendosët në shtëpi e bler[. Andaj familja Govori, me parët e dhëna dhe pasurinë e tyre dalin dhe vendosën në Gjilan, vend i cili kishte marrë një zhvillimin me të hovshëm.
Sefedini (Sefë Govori) Latifi dikund kur i kishte nja 10-11 vjeq vjen në Gjilan dhe aty regjistrohen në Mendresen e Gjilanit, të cilën e kryen me sukses.Qysh si nxënes e më vonë edhe mbarimin e medrezes ai me titullin Mulla, edhe shkruan në revista të asaj kohe për tema të feja. Mirëpo, për këto nuk patën rastin t’i shohim e të dijme se ku ato u botuan, por jë gjë dihet se, Mulla Sefë Govori, asnjëherë nuk punoi si imam në ndonjë xhani të asaj kohe.Në moshën 21 vjeqare, ai së bashku me familjen, në bazë të keqtrajtimit t[ pushtetit të atëhershën dhe në basë të asaj se të gjithë e folshin edhe gjuhën turke, ata vendosën të shkojnë në Turqi. Kjo ndodhi në vitin 1924 dhe ata u vendosën në qytetin Qorli, në pjesën evropiane të Turqisë. N[ Turqi shkoi Sefedin (Sefë) Latifi me baban e tij Tafën e sigurisht edhe në xhaxhallarët e tij Sylën e Isufin, por sipas dëshmitarit Shaban Abaz Mustafës, atje qondruan vetën 6 muaj. Një dëshmitar tjetër Muharren Riza Govori, thot se ata kanë shkuar vetën deri në Shkup, dhe pas një vonësës së vogël në Shkup, për ta festuar ditën e Bajramit, rruga për të emigruar në Turqi u mbyll. Mirëpo, sipas dëshmisë së Ibrahim Grainca-Cernilla, në librin ”Deri në vdekje për atdhe”, 2006, faqe 183, ai thot se ai shkoi në Turqi dhe atje qëndroi 3 vjet. Në bazë të kësaj, mund të kontatojnë se ata shkuan në Turqi, por në saje të vëtëdijës dhe bindjes se Sef[n ndaj babait të tij Tafës dhe sigurisht edhe xhaxhallarëve të vet, ata u kthyen serish në Gjilan.
Në Gjillan, nën pushtetin e atëheshme serb, familja e Govorëve merrej me punimin e tokës, të cilën e kishin mjaft të boll[kshëm por edhe me tregti të ndryshme. Ndonëse Sefedini (Sefa) kishte titullim Mulla, ai nuk punoi në asnjë xhami, sepse atje duhej me predikue sipas udhëzimet të pushtetit të atëheshme, andaj ai me shumë do të kontribuoj në menagjimin e pasurisë së tyre, por edhe në bisedat me popullit, me të cilët ai orientonte ata qe fëmijët e tyre, nëse kishin mundësi, të shkolloheshin edhe në gjuhën serbe, sepse shkolla shqip nuk kishte, pos mejtepeve e medresave, të cilat punonin në bazë të planprogramit fetar por edhe të vezhguara nga pushteti i atëhershën serb.
Në vazhdim të jetës në Gjilan dhe rrethanat ai edhe u martua. Rrethi i njofjeve u rrit edhe më shumë, andaj krahas punës, ai u njoftua edhe përsonalitetë që nuk ishin nga rrethi i Gjilanit por edhe gjilanas, të mishëruar me nisma të ndryshme ideologjike e politike. Ai kështu u takua edhe me Xheladin Kurbalin, i cili kishte qenë i burgosur në Serbi (Lepogllav[) dhe ai atje kishte pranuar ideologjinë marksiste nga Mosha Pijade, në të cilin ai kishte qenë në burg. Edhe Mosha e dinte theqafjet e mëdha që ia shpifte rregjimi i pushtetit të atëhershëm për popullin shqiptar. Dhe pikërisht këto rrethana e kishin bindur Xheladinin se vetëm komunizmi ishte shpëtim për shqiptarët. Në këto rrethana Mulla Sefa krijoj edhe shoqëri me disa njerëz që kishin këtë ideologji, andaj në mesin e tyre kishte edhe gjilanas si: Vehbi e Vejsel Rexhepi, Kadri Halimin e më vonë edhe më Hasan Dulxherin(mësues nga Shqipëria), Halil Fejzullahun e kuptohën edhe më Xheladin Kurbalin. Pas kapitullimit të asaj Jugollavije që ishte atëherë, ishte ideologji e tyre që të futen në mesin e pushtetit të arrdhur këtu, e kjo ishte Italia fashiste. Kështu Sefedin Latifi apo Mulla Sefë Govori, që kishte medresën e kryer, ai huri në punë si ekonom në spitalin e Gjilanit, por shumë herët e hetuan dhe në vitin 1942 u denua me një vit burgim për ideologji antifashiste.
Nga ideologjia antifasishte në ideologji nacionaliste
Pas mbjatjes së ketij burgimi, dhe duke ndjekur ngjarjet si po zhvilloheshin në aradhat partizanë, e ku po mbyteshin e torturoheshin shqiptarët, ai iu bashkua ideologjisë nacionaliste, dhe kështu pastaj ai bashk[punoj edhe me Mulla Idris Gjilanit, ishte edhe në frontin tu mbrohej Kosova në Gollak. Sa kishte Mulla Sefa autoritetët, flet edhe një thënie të cilën e tregon Shaban Rama(1919) nga Tygjeci, e tash jeton në Gjilan, se fjalën njohjëse të ndrrimit të rojëve në kufi e kemi pasë “Topuzi i Mulla Sefës”!. Mirëpo kthimi i tij në spitalin e Gjilanit më shumë kontrbuoj për këto luftime. Ai furmizonte me gjëra të ndryshme sanitare luftëtarët në front dhe të plagosurit më rënd iu ndihmonte që të shkojnë në Prizren, ku ishte spitali me m[ shum[ mjekë e paisje. Në këto rrethana, e deri sa kapitulloj Italija, Mula Sefë Govori kontribuoj shumë për qytetarët e Gjilanit, qofshin ata shqiptar apo të nacionalitetëve të tjera. Ai, edhe më parë kishte reputacion në mesin e qytetarëve, si njeri që kishte të kryer shkollë, por tash edhe kyr u ndihmonte për ndonjë raste të sëmundjeve, ai fitoj respect edhe më të madh. Mirëpo, me kapitullimin e Italisë, spitali në Gjilan u mbyll dhe të gjitha ata shqiptarë që u kishin ndihmuar mbrojtëse të kufirit ishin në rezit të likuidimit. Më ndihmen e Ibrahin Graincës nga rrethina e Ferizajit, i cili kishte lidhje në Fadil Hoxhën, vendosë që edhe nga kjo anë e Kosovës të grumbulloheshin njerëz në aradha të ndryshme partizane. Një njësi e tillë u formua edhe në Përlepnicë dhe në krye të kësaj njesie udhëqës u zgjodh Sabit Efendija, kurse për flamutar të kësaj nj[sie u caktue Mula Sefë Govori. Ai kësaj nj[sie i priu me flamur kombëtar. Sipas dëshmitarit okular Shaban Ajvas Mustafa, kur Mulla Sefa më flamur në dorë arriti në qëndër të Gjilanit, dikund para teatrit të sotëm, shumë qytetarë serb u dollën përpara me sopata, tërfurq e mjetë të tjera, e sidomos kishte edhe armë, por nuk u dukeshin. Mulla Sefa u tha qytatetarëve të tubuar:
-Meqë të gjithë u njof dhe ua dua të mirën, po u them se fundi i kësaj nj[sie është të Bunari i Përlepnicës, andaj ne jemi duke e kaluar Gjilanin dhe po shkrojmë më Deçan për m[ luftue më gjerman. Nëse doni për të luftuar, atëherë më pengoni mua dhe pastaj atëherë vajhalli për juve. Mas kësaj fjal[ të Mulla Sefën, serbët u kthyen e shkuan në shtëpi, ndërsa nj[sia kaloj Gjilanin. Po e njejta gj[ ndodhi edhe në Ferizaj. Ja shkrimi i Ibrahin Graincës-Cërnilla më librin e tij:
“Grupin tjetër e takuam në Ramjan, me mulla Sefë Govorin në krye, me flamur në dorë. Kur u takuam, mulla Sefa me pyeti nëse guxonim të kalonim me flamur nëpër qendrën e Ferizajit. “O Ibrahim-më tha,-vetëm nji herë t’i biem qendrës me flamur, e si të më qitni te kazermat, më pushkatoni, se jua baj hallall shpirtin!” Kur iu afruam Ferizajit, u thash të marshonin të qetë dhe të mos bënin asnjë qëndrim të pahijshëm. E nëse ju provokon dikush, vazhdova unë,-jam unë këtu. Unë ecja përpara.Mulla Sefës i thash ta ngriste flamurin. Kur hymë nëpër qytet, dolën të na shihnin i madh e i vogël. Ne dolëm përtej Ferizajit, pushuam pak në Koshare e u nisëm për në Shtime.”(Ibrahim Grainca-Cernilla:”Deri në vdekje për atdhe”,2006, faqe 183).
Gjatë gjithë këtij marshit të kësaj nj[sie, pjestarët e OZN-es tentuan të mernin njerzë të aftë për t’i likuiduar, por nuk arritën, sepse edhe Sefa por edhe Sabit Efendija nuk lejonin. Duke e parë këtë situatë, Mulla Sefa dikund të Ura e Tërzieve tentoi të kontaktoi me Fadil Hoxhën për t’ia shpjeguar situatën e krijuar dhe tentimet e OZNE-s, megjithatë ky kontakt nuk u mbajt. Shi për këtë Mulla Sefë Govori e pa se sa është situata, e sidomos kur në mesin e antarëve të OZNE-s e pa edhe djalin e Aqif Tetovës nga Gjilanit. Dhe krejt këtë udhë deri në Gjakovë, ai e kaloi duke gjetur mënyrën se si të largohen nga kjo njesie, që për të u ba kobzezë, ashtu edhe si do t’i ndodhë në Deçan. Këtë nj[si e ndanë n[ dy grupe. Nj[ njësit e quan më herët e tjerin ma vonë, dhe i urdhënuan të luftojnë në mes vete, pa e dituar se janë të t[ njejtës njësi tek “Rrepijat e Deçanit”, na ka thanë prof. Haxhi Vokshi.
Ikja nga njesia dhe kalimi në ilagalitët
Mulla Sefa Govori së bashku me Tefik Jakupin dhe një tjetër, pasi e kompomitojnë një roje të armatosur, ata largohen nga nijësia. Të tre të arratisurit arritën bashkë deri në Kishna Pole, dhe aty u ndanë. Tefik Jakupi u nis për në Gjilan, Mulla Sefë Govori u nisë për në Prapashticë, e për atë të tretin bashkëbiseduesi Shaban Mutafa nuk ka dijeni se kush është dhe nga është. Mirëpo, tjetër mendimi ka Muharem Riza Govori,i cili thot se nga Gjakova me Mulla Sefën ka qenë babai i tij Riza.
Mulla Sefa më së pari u vendos të qëndroi në Koznicë (Lisicë) e masandej u gjet stehë edhe në Prapashticë, te Shaban Musa i lagjjës së Shushnicës, e pastaj edhe të shumë të njofshëm të tij por edhe në visët tjera të Gallapit.Gjatë qëndrimit në ilegalitet Mulla Sefa kaloj edhe nëpër sfida të ndryshme. Po e zënë në Busavatë, deri sa të gjithë kishin shkuar në fushë për të punuar, në shtëpi kishte mbet vetëm një vajzë e vogël. Në ndërkoh[ suita e milicisë popullore dhe njerzit e OSNE-s kishin ardhë në katund. Lajmi u përhap shumë shpejtë, dhe për këtë i erdhi në vesh edhe Mulla Sefës. Si t’ia bënë tash! Më ndërkohë vjenë vajza e shtëpisë, e qonë shktrojen e odën dhe i thot Mulla Sefës hynë në nji derë, e cila qonte në një bunker. E mbulloj vajza shtrojën, pas hun[ t[ ardhurit, kontroluan dhe shkuan, e Mulla Sefa mbeti i pakapshëm.
Në një rast tjetër, përderisa me shok[ shkonin për në Rahovicë afër Strezocit, heton se ishte duke marshuar një arradhë e milicisë popullore (këta ishte njerzë që i kishin mbledhë nëpër katunde dhe kontrollonin njer[zit që ishin mshehur, e me mesin e tyre kishte edhe ndonjë udhëheqës), Mula Sefa shesh një gumbullur therrash të prera në mes të një lemdine. U thot shokëve të shkrojnë e të mesh[hemi nën thera. Edhe milicia popullore i kishe ndegjuar fjalët e tyre por nuk i kishin parë. Kur dalin aty nuk shohin asken. Njëni thot ta kontrollojn[ tek therrat, ndërsa udhëheqësit thot, jo s[ ata kanë shkruar në mal, andaj atje t’i kërkojnë, e k[tu n[ mes të lendinës kaqakët nuk mëshefën. Dhe ky rast kalon pa therë në kambë.
Po në Rahovicë, duke biseduar ne të zotin e shtpisë ku qëndronte Musa Sefa në ilegalitet, ai thonë së në ardhtë ndokush me të kërkue unë kam më i tregue se ku je. Dhe mbas disa ditësh vijnë edhe këtu për t[ kontrollua, e i zoti i shtëpisë u thot çka po kërkoni. A ke këtu ballista i përgjegjët njerzit e pushtetit. I zoti i shtëpisë u thot: po e kam një ballistë veq është shumë i rrëzishkëm! A, po na qon tek ai? Po, u thot ai dhe shkrojnë në ahur, ndërsa Mulla Sefa ishte në nji bunken nën prakun e ahurit. I zoti i shtëpisë e qeli derën e ahurrit, vet ndejti mbi prag dhe u thot, së k[tij mëzati i thom[ balistë, sepse në e lëshue, masi e ka hangër nji kosh misër, tash jo vetën ne që na mbyt por e mbyt edhe vetvet[n. Ah vetëm për këtë na sollë këtu, i thanë ata, e ky u thot se më pyetët për balliste e unë këtij i thom ballistë. Banën pak hajgare dhe pastaj shkruan. Mulla Sefa kishte qëndruar edhe në Perlepnicë, Marec dhe në shumë vende në Prapashticë e edhe në një shpellë tek toponimi “Guri i Madh” dhe në këto vende, ai qëndroi 3 vjet në ilegalitet.
Mëqe filluan tash edhe jatakët të frikohen, atëherë familja mendoj se si t’ia bajnë me Mulla Sefën. Në ndërkohë vjen në Gjilan daja i Sefës, Alia i Mehmetit (Boroc) nga Gragjeniku dhe këta i tregojnë se kanë jan[ bukur ngushtë se si më ia ba me Mulla Sefën që është në ilegalitete. Ai, i pyet se a mundet Ali Shukria më i ndihmue. Pikërisht ai është kryesori thonë ata. Unë e rregulloi këtë çëshjte, sepse unë e kanë shpëtuar Ali Shukriun në Tiranë. Dhe ai ndikoj dhe Mulla Sefa mbeti i lirë e pa u ndëshkuar.
Pasi u lirua Mulla Sefa dhe qëndronte i lirë nëpër Gjilan, shumë puntorë të OZNE-s e më vonë të UDB-ës habiteshin, por edhe kishin frikë nga ai, sepse ai e kishte dikend në udhëheqësi të njofshëm. Shpesh e pyetën se si shpatoi, e ai u thonte se e ka shpëtua një sërb, të cilit unë i kamë ndihmuar në parë, por ai (Mulla Sefa) edhe shpëtimtarin e tij e konsideronte si të tillë.
Mulla Sefa tash fitoi është një respekt të madh, sepse disa e njofshin si antifasisht, për çka mbajt 1 vit burg, të tjerët e njifshin si një nacionalist të përkryer, andaj ai pritej e përcillej si një njeri i madh. Ai gjithkund fliste se duhet të gjithë të shkolloheshin e kështua ai ndikonte edhe me shembullin e femijve e tij, të cil[t njeri në Nish e tjetri në Shkup kryen shkollimin. Fjala e tij kishte rëndësine e saj, andaj ato merreshin edhe si udhëherrefye për jetën e më tejme, të atyre që e ndëgjonin. Andaj edhe sot, ëndë është ne qarkullim fjala e tij:”Pa komb, pa atdhe dhe liri-nuk ka jetë e as fe”. Dhe, këtë ai e dokumentoj edhe me punën që e bënte jo vetëm vet, por edhe të fëmijët e vet, të cilët sa qenë gjallë u angazhuan për mirëvajtjen e punëve të tyre por edhe duke u ndihmuar bashkombasve të vet. Ndonëse arritëm ne vetëmohim të madh, ata çdo herë ishin nën vëzhgim të organeve të ndjekjës, andaj edhe ua ndërronin pozitat që i arritnin më punën e tyre.
Mulla Sefa pak punoi edhe më vonë në spitalin e Gjilanit, bile njëherë duke e vizituan banësen e Doktor Gjokiqit, aty ai pa se shumë mobillje të tij ishin në dhomat e doktorit. Bile një herë e kishte pyetur se ku i kishte blerë mobiliet, e ai, i kishte thanë se kur ka ardhur në Gjilan për të punuar, komuna ia kishte dhanë.
Mulla Sefa, posi që kërkoi pushim p[r t[ shkuar në Turqi të vizitoj kushërinjt e vet, e pushteti i atëhershëm ia lejoj shkuarjen e tij, duke menduar se ai do të gjejn[ ndonji motivim për t’i shpërngulur edhe familjën e tij.Mulla Sefa shkoi me Turqi dhe atje edhe vdes në vitin 1952, madje edhe u varros, por bëmat e tij patriotike ende janë gjallë në mesin e gjilanasve të moshuar por edhe të rinj.