Futboll

Pa raste pa gola

Drenica e Gjilani kanë luajtur pa gola në ndeshjen e xhiros së tretë të luajtur në Stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Ishte kjo një ndeshje pa raste të shumta dhe me shumë gabime në pasime, andaj të dy ekipet ngelën pa shënuar.

Në pjesëlojën e parë VAR i anuloi Drenicës një penalti, kurse Gjilani pati një rast shumë të mirë për të shënuar në minutat e fundit të pjesës së parë, por që portieri i Drenicës shpëtoi gol të sigurt

Pjesa e dytë ka qenë edhe më e dobët se e para dhe të thuash nuk pati asnjë rast shënimi. Pak para se të përfundojë ndeshja Gjilani mbeti me një lojtarë më pakë në fushë, ngase Ramadani u zverdh për herë të dytë, kurse nuk vonoi shumë edhe një lojtar i Drenicës u ndëshkua direkt me të kuq./kryelajmi.com/.

You Might Also Like