Prof. dr. Sabile Keçmezi – Basha lindi më 1954, në Koretin të Dardanës (Kamenicë). Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Dardanë, më 1973. Studimet themelore i mbaroi në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, më 1977. Magjistroi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Dega e Historisë, më 1980, kurse doktoroi më 1984. Botoi mbi 300 njësi bibliografike nga ato shkencore, publicistike, trajtesa, vështrime, shqyrtime e fejtone.
Që nga fëmijëria shkruan poezi për fëmijë dhe për të rritur. Ka botuar shumë tregime, drama, romane, ese etj. Ka botuar pesëmbëdhjetë vepra dhe ka marrë shumë mirënjohje e çmime letrare. Ka marrë pjesë në tubime të ndryshme shkencore e letrare në Kosovë dhe jashtë vendit.
Përveç botimeve shkencore që janë të shumta dhe tejet të rëndësishme, Sabile Keçmezi – Basha, ka botuar dhe këto vepra letrare:
Këmisha e Atdheut, poezi, LSHK, Prishtinë, 2013
Metaforë iberike, poezi, LSHK, Prishtinë, 2011
Kujtesën e ka kapur skleroza, poezi, LSHK, Prishtinë, 2011
Nusja e gurtë, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1989
Kohë epileptike, poezi, “Jeta e re”, Prishtinë, 1996
Dy lule ka mami, poezi, “Pionieri”, Prishtinë, 1993
Ëndrrat e trishta, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 2000
Hadi, dramë, SHSHK, Prishtinë, 2005
Nata pa kornizë, roman, LSHK, Prishtinë, 2008
Malli për Itakën, poezi, LSHK, Prishtinë, 2008
Anatomia Iubirii, poezi, Bukuresht, 2009
Kodi i pritjes, poezi, LSHK, Prishtinë, 2010
Në klasën e parë, poezi, “Era”, Prishtinë, 2016
Testament, poezi, LSHK, Prishtinë, 2018
Beni e qenushi, poezi, LSHK, Prishtinë, 2018
Çka do pritja pa mua, poezi, LSHK, Prishtinë, 2018
Në kohë pandemie nipat e mi s’dalin prej shpije, ( poezi), LSHK, Prishtinë, 2021
Metamorfozë, ( poezi), Rozafa, Prishtinë, 2023
Në fermë, ( poezi për fëmijë, LSHK, Prishtinë, 2024
Sabile Keçmezi – Basha, për punën e saj krijuese është shpërblyer nga institucione lokale e qendrore si dhe është nderuar me çmime tk shumta në nivel të vendit.
Është përfaqësuar dhe nëpër antologji të ndryshme letrare, si brenda ashtu dhe jashtë Kosovës. Krijimtaria e saj letrare është botuar dhe në gjuhën rumune, angleze e gjermane.



