14 shkurti i këtij viti ishte data e zgjedhjeve në të cilat Lëvizja Vetëvendosje kishte shënuar rritjen më të madhe në historinë e saj. Megjithatë, pretendimeve se kjo rritje është substanciale dhe e qëndrueshme, iu erdhi fundi shpejt. Menaxhimi i keq i pandemisë, mostransparenca në raport me vaksinat, dështimi për të përmbushur premtimet dhe parimet për të cilat kishin ”bërtitur” për 15 vjet opozitë, e solli qytetarin në një pozicion të palakmueshëm për të mbetur votues i tyre. Tentimet për t’i shtyrë zgjedhjet, makinacionet patriotike dhe qeverisja me folklor, premtimet e rrejshme dhe arsyetimet poaq të pavërteta për mosrealizimin e tyre, rezultuan në debakël zgjedhor
Në zgjedhjet lokale të këtij viti, kjo u dëshmua edhe më qartë: VV-ja u mund nga LDK-ja edhe në votat e diasporës, të cilat konsideroheshin si vota masive të Vetëvendosjes, kjo në nivel vendi. Në Gjilan ndërkaq, në raport me 14 shkurtin, VV-ja i ka humbur rreth 15 mijë vota.
Kjo e ka sjellë Lëvizjen Vetëvendosje në një situatë paniku dhe paparashikueshmërie, ndërkohë që ka sjellë qetësi e komoditet në kampin e LDK-së.
Mbetet të shihet çfarë do të vendosë qytetari në raundin e dytë, megjithatë ajo që duket qartë, është që partia në pushtet qëndror, po rrëshqet drejt një rënieje drastike e cila e konfirmon faktin që 14 shkurti ishte një aksident politik e kurrsesi disponim i qëndrueshëm qytetar.
Burim Berisha