Pas luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte kryer misionin e saj, kurse drejtuesit politikë të saj kishin nisur përgatitjet për themelimin e një subjekti të ri politik, i cili pritej të merrte pjesë në zgjedhjet lokale dhe ato qendrore në Kosovë.
Kjo nismë është përkrahur edhe në Gjilan dhe pikërisht më 28 tetor 1999, pra para 26 viteve u formua Këshilli Nismëtar i Partisë së Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), dega në Gjilan, subjekt ky që më pas do të quhej Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Mbledhja është mbajtur në të enjten e 28 tetorit 1999 në sallën e mbledhjeve në Komunën e Gjilanit.
Gazeta Online kryelajmi.com ka siguruar Listën e Anëtarëve të Këshillit Nismëtar të Degës së Partisë së Progresit Demokratik të Kosovës në Gjilan. Në këtë dokument është paraqitur edhe Lista e Këshillit Drejtues të PPDK-së në Gjilan si dhe kryesia e Këshillit Drejtues të PPDK-së.






