Gjimnazi “Zenel Hajdini” është vatër e hershme e arsimit në komunën e Gjilanit. Këtu puna filloi më 20 prill 1945. Tash e 71 vjet më parë. Nga kjo vatër e diturisë, u shkolluan shumë kuadro të profileve të ndryshme. Dhe, në vitin shkollor 1972/73, nga kjo vatër e dijes u formuan paralelet e “ndara” të gjimnazit në Zhegër. Ishte kjo një punë shumë e rëndësishme për faktin se, kjo anë e Malësisë së Karadakut, që ka mbi trembëdhjetë fshatra me dhjetë mijë banorë, lindi nevoja të shkollohet rinia e kësaj anë, sidmos ajo femrore.
Andaj, gjimnazi i Zhegrës, punën e filloi me dy paralele me nxënës, por më vonë këtu u regjistruan edhe dhjetë paralele. I pari që i hapi këto paralele të gjimnazit ishte arsimdashësi i madh i kësaj ane, Ismail Kadriu, tash i ndjerë. Ai pati “fuqi” të madhe dhe, përkundër jo shqiptarëve, që nuk e deshën këtë shkollë të mesme në Zhegër, ai i hapi dhe nga veti dha atë që mundi gjer sa ishte gjallë. Në 30-vjetorin e këtij gjimnazi të “ndarë”, një historik të shkurtër e lexoi para nxënësve dhe kolegëve udhëheqësi i gjertanishëm i këtyre paraleleve, z.T.Selimi. Ai, pos tjerash, shtoi:
“Si sot, para 30-vjetësh, këtu në Zhegër, u hapën paralet e para të gjimnazit në vitin shkollor 1972/73. Fillimi qe i vështirë. U regjistruan afro 80 nxënës. Këta nxënës erdhën nga shumë mese të këtij lokaliteti, si: nga Llashtica, Lladova, Nasala, Haxhajt, Selishta, Kurexhajt, Çeliku, Godeni, Shurdhani, Lipovoca, Pidiçi, Demiraj, Remniku, por në këtë gjimnaz erdhën dhe u regjistruan edhe nxënës nga Kumanova e Presheva.
Atë kohë, gjimnazi në Zhegër ishte vatër e dijes në miniaturë, një gjimnaz i “plotë”, në të cilin punuan shumë arsimdashës punëtorë, si: Sefedin Balaj, Jakup Mehmeti, Jetullah Haliti, Arif Kosumi, Ramiz Zeka (ndjerë), Mehmet Pllana, Mexhit Haziri, Açif Demi (i ndjerë), Musa Qerimi (i ndjerë), Ismail Kadriu (i ndjerë), Latif Latifi (i ndjerë), Ilaz Matoshi, Ymer Halimi (i ndjerë), Shaban Bislimi, Haxhi Vokshi (i ndjerë), Nasuf Nasufi (i ndjerë), Shaban Shala, Qazim Selimi, Tefik Selimi, Ismail Rexhepi (i ndjerë, Nagip Berisha, Hasan Leci, Shukri Berisha, Mehmt Pllana etj.
Procesi mësimor u zhvillua në shkollën fillore “Bashkimi”, tash “Agim Ramadani” në Zhegër. Profesorët u ndihmuan nga shkolla fillore në fjalë. Punëtori, Nazim Idrizi (indjerë), i ka bartur profesorët nga Gjilani në Zhegër dhe anasjelltas me makinën “Fiat”. Vijimi i nxënësve qe për lakmi. Në vitin e parë u regjistruan disa femra. Ato në shkollë (gjimnaz), vinin me kule. Disa nga ato kanë arsimtare, si Mirishahe Idrizi (e ndjerë), Nazlije Bajrami, Fakije Selimi, Mirije Selimi e ndonjë tjetër. Këtu pati edhe femra nga Presheva: Akile Rashiti dhe një që s’na kujtohet emri.
Pra, nga kjo vatër e dijes dolën shumë mësues, arsimtarë, profesorë, juristë, pedagopgë, deputetë, gazetarë e të tjera profile të dijes e të jetës. Për hërë të parë në gjimnazin e Zhegrës u botua fletushka e nxënësve “Gjimnazisti”. Kjo fletushkë, më vonë u botua disa vite me radhë në gjimnazin qendër në Gjilan. Kur erdhën kohët e rënda, viti 1989/90, edhe gjimnazi i Zhegrës “pësoi” mjaft. Edhe këtu organet e dhunshme serbe i larguan nxënësit nga objekti i tyre shkollor. Përkundër protestave të tyre që bën nxënësit dhe arsimtarët e tyre, ata me forcë u larguan nga mësonjëtoret e shkollës. Nxënësit u detyruan të vazhdojnë mësimin nëpër shtëpia private.
Gjersa të gjitha shkollat e mesme kanë punuar nën kulmet e shkollave fillore, këtu paralelet e gjimnazit të Zhegrës kanë punuar jashta objektit shkollor gjer në fillimin e luftës së fundit, më 1999. I vetmi gjimnaz në Kosovë ka punuar jashtë objektit shkollor. Këtu nuk kanë lejuan organet e dhushme serbe, sidomos të këtij lokaliteti, cilët nuk e dëshën këtë vatër të diturisë në këtë qendër fshatare të Malësisë së Karadakut.
Dhe, aty ku punuan këto paralele të gjimnazit, në të ashtuquajtura “shtëpi – shkolla”, pothuja të gjitha lokalet private (mësonjëtoret), janë djegur e janë dëmtuar në masë të madhe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Më së shumti mësimi u zhvillua në shtëpinë e Sadri Bajramit, arsimtar i gjegrafisë, nga Zhegra, i cili, kur ndëgjoi se nxënësit e Zhegrës mësojnë e ende prej një shtëpie në tjëtër, ai çoi fjalë dhe e lëshoi shtëpinë e vet për shkollarët e këtij lokaliteti. Sadriu, për shkaqe ekonomike e la arsimin dhe u gjend në botën e jashme, Gjermani. Autori i këtyre radhëve, për këtë bamirësi të madhe që tregoi Sadri Bajrami për shkollën kombëtare shqipe, shkroi artikullin me titull:”Shtëpia e arsimtarit – shkollë” (Rilindja, 14 gusht 1995).
Këtu në Zhegër, për herë të parë, në vitin shkollor 1994/95, diplomuan nxënësit e këtij lokaliteti në Gjuhë e letërsi shqipe. Nxënësit e këtij gjimnazi shpeshherë u vizituan nga plocia serbe. Disa herë ata edhe janë rrahur e marrë nëpër biseda informative. Policia disa herë atyre ua ka grisur fletoret e librat shkollor. Por, edhe pas kësaj dhune të barbarisë serbe, mësimi nuk u ndalë, por edhe më me ngulmë u shtua dashuria ndaj shkollës e ndaj çëshjes sonë madhore.
Gjimnazin e Zhegrës e ndihmuan edhe banorët e këtij lokaliteti. Ata dhanë edhe bukë, por edhe i strehuan profesorët udhëtarë nëpër shtëpitë e tyrë. Pati profesorë që të këtij gjimnazi që udhëtonin nga Dardana, si është rasti i Adem Lipovicës. Mandej, udhëtoi çdo ditë nga Presheva, Berat Kosumi, tash i ndjerë. Asnjëherë nuk munguna në mësim. Këta profesorë u ndihmuan jo vetëm udhëtimin, pordisa herë u morën nga banorët në shtëpiat e tyre. Më shumë se dhjetë vite gjimnazi i Zhegrës punoi nëpër shtëpia private.
Kur erdhi lufta, këto paralele i “gjeti”në qendër të fshatit në shtëpitë e Nazif Bslimit, Nasuf Nasufit, Kadrush Nezirit, Sokol Goçit, Shabanit të Stançiçit, Behxhetit etj. Serbët vendorë, jo vetëm që kanë djegur shtëpia, por ata e kanë plaçkitur zyrën ku janë ndërruar ditarët e punës. Është gjetur i dëmtuar, pas luftës, vetëm ditari i klasës II-ll e Naser Aliu. Dhe jo vetëm kaq.
Këto paralele të gjimnazit vazhdojnë akoma punën nënë kulmin e shkollës “Agim Ramadani” në Zhegër. Tash për tash janë afro 60 nxënës. Janë dy paralele të gjimnazit dhe dy paralele të shkollës ekonomike. Dhe, gëzon fakti se këtu shkollohen numri më i madh i femrës së kësaj ane. Ka femra nga Nasala, Llashtica, Haxhajt e mese të tjera kësaj ane të Malësisë së Karadakut./Tefik Selimi