Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se në orën e parë të mesimit më 12 maj do të mbahet grevë, në tërë sistemin arsimor.
Nga kjo sindikatë, kanë kërkuar nga prindërit që t’i dërgojnë fëmijët një orë më vonë në çerdhe dhe nxënësit të nisen për të arritur me kohë për në orën e dytë të mësimit.
“Pasi që ora e parë e punës në çerdhe, shkolla dhe universitete do të jetë grevë më 12 maj ju drejtohemi me apelin për mirëkuptim prindër dhe nxënës të dashur duke ju lutur që më 12 maj fëmijët në çerdhe t’i dërgoni një orë më vonë krahasuar me orarin e ditëve tjera. Po ashtu edhe në shkolla fëmijët le të nisen për të arritur me kohë për në orën e dytë të mësimit. Këtë apel dhe lutje prindër të nderuar po e bëjmë për hir të sigurisë së fëmijëve tuaj. Kërkojmë mirëkuptim edhe nga studentët sepse administrata dhe stafi tjetër në grevë do të jenë nga ora 10 deri në orën 11”, thuhet në njoftim.