Gjilan

Pas 15 vjetësh janë rifunksionalizuar 3 dhoma për edukimin e hershëm në shkollën “Vatra e Diturisë” në Livoç të Epërm

Janë përuruar tri dhoma të reja për edukim të hershëm në ShFMU “Vatra e Diturisë” në Livoç të Epërm.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me dejtorin e Arsimit Shpend Nuhiun, këshilltarë komunal dhe zyrtarë tjerë kanë parë nga afër rifunsionalizimin e këtyre dhomave.
Ai tha se pas 15 vitesh, tri dhoma në SHFMU “Vatra e Diturisë” në fshatin Livoç i Epërm janë rifunksionalizuar dhe ka nisur edukimi i hershëm.
“Tashmë, 60 fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjeç kanë hapësirën e tyre për të mësuar, luajtur dhe ëndërruar”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se është kënaqësi t’i shohësh dhe t’i dëgjosh vetë fëmijët teksa shijojnë momentet e para në ambientin e ri.
Sepse secili prej tyre meriton një fillim të mbarë.
Drejtori i Arsimit Shpend Nuhiu, tha se janë të lumtur për hapjen e tri dhomave të reja për edukim të hershëm në ShFMU “Vatra e Diturisë” në Livoç të Epërm.
“Këto ambiente moderne, të pajisura me inventar të përshtatshëm dhe materiale didaktike për fëmijët e moshës 3-6 vjeç, janë një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për fëmijët e këtij fshati dhe nxitjes së zhvillimit të hershëm edukativ”, tha Shpend Nuhiu.
Drejtori i Arsimit, theksoi se ky projekt e kthen këtë ditë në një moment të veçantë për arsimin në komunën tonë.

You Might Also Like