Sot, gjatë gjithë ditës, ekipet komunale kanë qenë të angazhuara në terren me kapacitet të plotë, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë aty ku ka qenë e mundur për të shmangur dëmet nga reshjet e shiut, të cilat vazhdojnë edhe në këto momente.
Derisa në shumicën e lokacioneve situata është nën kontroll, ajo mbetet ende në kufijtë e rrezikut.
I lusim të gjithë qytetarët e Gjilanit të tregojnë kujdes të shtuar.
Për çdo rast emergjent, ju lutemi kontaktoni Qendrën 112.



