Gjilan

Pastrohet sheshi i Gjilanit

Këtë të diele, në prag të fazës së tretë të lehtësimit të masave kanë vazhduar punët në pastrimin e hapësirave publike. Krejt kjo po bëhet me qëllim që të ndërmerren masa në parandalimin e përhapjes së covid19 dhe ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.

Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit nga afër ka parë punët që po ndërmerren.

Ai në një postim të tijin ka shkruar:

 

Sot, kemi vazhduar me punë në pastrimin e sheshit të qytetit të Gjilanit, që tani e tutje, pritet të vizitohen më shumë nga qytetarët, pas lirimit të masave nga ana e qeverisë së Republikës.

Kjo vije si rezultat i vazhdueshëm i pastrimit të hapësirave publike, dhe, veçanërisht, rritjes së vetëdijes qytetare ndaj përmirësimit të ambientit.

Kjo hapësirë publike i takon të gjithë qytetarëve, për ta shfrytëzuar maksimalisht, andaj, edhe përkujdesja për të duhet të jetë prioritet për të gjithë ne.

Një falënderim të veçantë shkon për Zjarrfikësit të cilët janë shndërruar në partnerë tanë për secilën punë të mirë të cilën po e bëjmë bashkë.

Do të qëndrojmë në ballë të çdo beteje e cila i kontribuon përmirësimit të ambientit dhe krijimit të një perceptimi pozitiv në vetëdijen e qytetarëve.

 

You Might Also Like