Gjilan

PDK: Të rinjtë janë gjithmonë pjesë e vendimmarrjes dhe motor i ndryshimit

PDK është familja më e madhe politike, ku të rinjtë janë gjithmonë pjesë e vendimmarrjes dhe motor i ndryshimit.

Rinia Demokratike e Kosovës është e mobilizuar fuqishëm në përkrahje të plotë të Riad Rashitit për kryetar të Gjilanit dhe të listës fituese për Kuvend Komunal.

Në Gjilan po merr fund një periudhë e mbrapshtë. Rinia jonë meriton shumë më tepër.

Me qeverisjen e kryetarit Riad Rashiti, rinia do të jetë pjesë e vendimmarrjes, për veten e saj dhe për të mirën e gjithë qytetarëve.

Rinia nuk do të mbetet spektatore, por do të jetë forca kryesore e zhvillimit dhe perspektivës së një qyteti që e meritojmë të gjithë.

Kryetari i degës së RDK-së në Gjilan, Qendrim Qerimi, si gjithmonë, po vazhdon aktivitetet me ekipin fantastik të rinisë.

Në listën garuese dhe fituese për Kuvendin Komunal janë gjashtë kandidatë të rinj që përfaqësojnë energjinë dhe vizionin e gjeneratës së re.

You Might Also Like