Gjilan, 15 gusht 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 08.08.2025 – 14.08.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e treqind e shtatëdhjetë e katër (1374) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
-
-
-
-
· Hetim i tridhjetë e nëntë (39) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
-
· Hetim i tridhjetë e katër (34) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
-
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për nëntëmbëdhjetë (19) ngasës.
-
· Janë tërhequr nga komunikacioni njëzet e nëntë (29) motoçikleta në kuadër të planit operativ ‘’Motoçiklisti i rrezikshëm’’.
-
-
-
Kujdesi dhe përgjegjësia gjatë ngasjes së motoçikletave janë të domosdoshme për të parandaluar aksidentet, andaj:
1. Përdorimi i pajisjeve mbrojtëse; helmetë dhe pajisje të tjera mbrojtëse si xhaketa, dorezat, mbrojtëset e gjunjëve etj,
2. Kontrolli i motoçikletës; para çdo udhëtimi, kontrolloni gjendjen e motoçikletës tuaj,
3. Respektimi i rregullave të trafikut; mos ngisni me shpejtësi të lartë dhe respektoni kufizimet e shpejtësisë,
4. Ngasja e sigurt dhe e përgjegjshme; mbani distancën e duhur nga mjetet e tjera dhe mos bëni manovra të rrezikshme etj.