Aktivitete në kuadër të projektit
‘’Parandalimi i përdorimit të rrezikshëm të laserëve nga të rinjtë ‘’
Gjilan, 25 shkurt 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, përkatësisht Njësite të Sektor dhe Komunitet në kuadër të projektit ‘’Parandalimi i përdorimit të rrezikshëm të laserëve nga të rinjtë‘’ janë duke realizuar aktivitete sensibilizuese me temë “Rreziqet nga përdorimi i papërgjegjshëm i laserëve”, me qëllim të rritjes së vetëdijes qytetare dhe parandalimit të incidenteve që cenojnë sigurinë publike.
Në kuadër të këtij aktiviteti zyrtarët policorë janë duke zhvilluar ligjërata vetëdijësuese me nxënës shkollave fillore dhe të mesme, takime informuese me stafin arsimor dhe këshillat e prindërve në lidhje me mbikëqyrjen e fëmijëve në përdorim të laserëve, vendosur poster informues nëpër lokacione me frekuentim të lartë të qytetarëve. Përmes këtyre materialeve informuese është synuar njoftimi i nxënësve, prindërve dhe qytetarëve mbi pasojat dhe rreziqet që mund të shkaktojë përdorimi i pakontrolluar i pajisjeve laserike.
Rikujtojmë se drejtimi i rrezeve laser ndaj personave, automjeteve apo mjeteve ajrore përbën veprim të rrezikshëm dhe të dënueshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, sigurinë në komunikacion dhe rendin publik.
Përmes këtij aktiviteti synohet parandalimi i rasteve të tilla, mbrojtja e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, si dhe garantimi i një ambienti të sigurt për të gjithë.





