ARSIMI

Përfaqësoi Kosovën në Korenë e Jugut

Studentja e Universitetit “Kadri Zeka” Blerinë Ajvazi, përfaqësuesja më e re në botë nga Republika e Kosovës në Samitin e radhës për paqe që është mbajtur në Republikën e Koresë Jugore, tashmë është kthyer nga atje, e lumtur që ka pasur rastin të prezantoj kulturën e vendit të saj krahas shumë vendeve tjera të botës.

Blerina ka thënë se ka qenë kënaqësi të prezantojë vendin e saj dhe të rinjtë e Kosovës, duke i treguar botës se Kosova dhe Shqipëria janë model dhe shquhen si vende religjioze, kulturore dhe vend i tolerancës.

Studentja Blerinë Ajvazi është shprehur se ndjenjë e veçantë ka qene prezantimi në festivalin e paqes, ku ajo dhe pjesëmarrësit tjerë janë veshur me veshjen kombëtare duka paraqitur kështu kulturën dhe traditën e vendit, në këtë rast traditën shqiptare. Sipas Blerinës shumë shtete pjesëmarrëse janë impresionuar me veshjet kombëtare shqiptare .

Njëherësh Blerina ka qenë e nderuar edhe për faktin se gjatë qëndrimit në Republikën e Koresë Jugore, liderë dhe përfaqësues të IPYG (International Peace Youth Group) që është pjesë e IWPG – (International Woman Peace Group) e kanë zgjedhur atë, Lidere kryesore e të rinjve në Samitin e Paqes.

Ndryshe, Blerinë Ajvazi, studente e Fakultetit të Edukimit Program Fillor në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, pas realizimit të disa aktiviteteve në Universitet si, legjislacioni i fushatës për paqe , videoja celebruese dhe intervista ve të drejtpërdrejta nga Universiteti “Kadri Zeka” në IPYG në Korenë Jugore, ishte përfaqësuesja më e re në botë ku nga të gjitha videot e realizuara nga e gjithë bota për mbështetjen e Deklaratës së Paqes dhe Ndaljes së Luftërave në Botë, videot e saj janë zgjedhur ndër më të pëlqyerat.

Andaj, Blerina ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin e radhës për paqe në Republikën e Koresë Jugore, duke u bërë dhe anëtare e IPYG (International Peace Youth Group) që është pjesë e IWPG – International Woman Peace Group.

Samiti për promovimin e paqes ka për qëllim ndarjen e përvojave në ndërtimin dhe zhvillimin e paqes në mes të rinjve të shteteve të ndryshme.

You Might Also Like