Skuadra e Gjilanit ka zyrtarizuar para pak çastesh Arbnor Ramadanin, i cili qe disa ditë është ndarë nga ekipi i tij i deritashëm, Llapi.
Ramadani 28-vjeçar luan si mesfushor qendror, ndërsa në vitet e fundit ka qenë ndër lojtarët më të dalluar të Llapit.
Gjilani ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Ramadanin, derisa vlera e tij në Transfermarkt llogaritet 225 mijë euro.
Ai i kaloi katër vitet e fundit të karrierës së tij te Llapi, të cilët i falenderoi më 25 korrik përmes një postimi në llogarinë e tij të Facebookut.
E Gjilani, e prezantoi kështu:
Ai ka të fituara dy Kupa të Kosovës me Llapin dhe një Superkupë!